Prizren, 05 qershor 2020 – Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren kërkon nga të gjithë konsumatorët që t’iu përgjigjen faturave mujore për shërbimet e ujësjellësit, duke i paguar ato sa më parë. Kjo, në mënyrë që të vazhdojë puna e kompanisë për të ofruar shërbime më cilësore dhe investime afatgjate në infrastrukturën e ujësjellësit.
Në njoftim thuhet se kompania do të fillojë me aktivitetet e saja në teren, për inkasimin e faturave të pa paguara të ujësjellësit nga konsumatorët. “Do të dërgojmë vërejtje për konsumatorët që kanë borxhe mbi 100 euro (vërejtje për përmbarim), nga inspektorati i Kompanisë në të gjitha njësitë operative Prizren, Suharekë, Malishevë dhe Dragash, do të fillojë dërgimi i rasteve në përmbarim për konsumatorët që nuk iu kanë përmbajtur kontratës për pagesën e borxhit me këste. Do të dërgohen në përmbarim konsumatorët, të cilët kanë borxh mbi 100 euro, e të cilët nuk i kanë nënshkruar kontratat për pagesën e borxhit me këste. Do të fillojë edhe shkyçja nga rrjeti i ujësjellësit për konsumatorët keqpërdorues të ujit dhe atyre që nuk paguajnë për një kohë të gjatë. Prandaj, për t’i evituar pasojat e lartcekura, kompania jonë me mirëkuptim kërkon nga ju konsumatorë, që t’i paguani faturat për shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit në të gjitha arkat e kompanisë, në llogaritë bankare të shënuara në faturë, në zyrat e postës dhe në Western Union”, thuhet në njoftim.
Paguani faturat e ujit ose do të ballafaqoheni me Përmbarues!
POSTIMI PARAPRAKVetëvendosja edhe në Dragash me peticion kërkon zgjedhje
POSTIMI I RADHËSInfermier nuk bëhesh – Infermier e human lind!