Qytetari italian ekzekuton himnin shqiptar – Drithërohet Rama! (Video)

Qytetari italian ekzekuton himnin shqiptar – Drithërohet Rama! (Video)

Milano, 30 mars 2020 – Pas dërgimit të një ekipi prej 30 mjekësh dhe infermierësh në Itali, për ta mbështetur popullatën e këtij vendi, në përballje me situatën me koronavirusin, Shqipërisë po i vijnë shumë falënderime nga zyrtarë të lart dhe jo vetëm.
Deri më tani, qeverisë së Shqipërisë, veçmas kryeministrit Rama, po i vijnë mijëra mesazhe nga Italia, që nga kryeministri, ministra e liderë partish, senatorë, deputetë, e deri tek njerëzit e kulturës e të sportit, si dhe nga qytetarët. Por, ajo që po tërheq më së shumti vëmendje, madje edhe vëmendjen e kryeministrit Rama, është një qytetar italian, i cili nga ballkoni ka shprehur falënderimin e tij, duke ekzekutuar me flaut himnin kombëtar shqiptar.
Videoja u publikua edhe nga vet kryeministri, Edi Rama, i cili ka shprehur ngazëllimin e tij për veprimin e këtij qytetari italian. “Kam marrë shumë falënderime dhe mijëra mesazhe nga Italia, që nga kryeministri, ministra e liderë partish, senatorë, deputetë… Por, kur më erdhi kjo video, e bërë në ballkon nga një qytetar italian, jam drithëruar fort dhe në pamundësi për t’ia dhënë drejtpërdrejtë falënderimin e thellë që meriton ky njeri i panjohur, po e publikoj, duke shpresuar se edhe ju do ta shpërndani, derisa dikush që e njeh këtë zotëri fisnik, t’ia përcjell mirënjohjen tonë”, ka shkruar mes tjerash Rama.

https://www.youtube.com/watch?v=b2s3delWrPI