Prishtinë, 21 shkurt 2020 – Publikimi i presidentit Hashim Thaçi, se paska marrë njoftim nga ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, për njohje nga Xhamajka, i ka kushtuar Kosovës me bllokim të njohjes nga ky shtet, raporton KOHA.net, duke potencuar se ka parë komunikimet e brendshme të njoftimeve rreth njohjes së Kosovës nga Xhamajka. Në to, ambasadorja e Kosovës në SHBA iu kishte sugjeruar autoriteteve në Prishtinë që të mos publikojnë këtë informacion, pa e marrë notën verbale. “Për publikim është mirë të presim notën verbale”, thuhet në këto komunikime. Por, vetëm pak orë më vonë, presidenti i Kosovës ka shpërfillur këtë kërkesë dhe publikoi lajmin në Twitter, çka nxiti reagimin e autoriteteve xhamajkane.
Siç mësohet, Serbia me të parë situatën se ekziston mundësia e njohjes, ka reaguar ndaj Xhamajkës duke arritur të ndikojë tek autoritetet atje për të ndalur procesin.
Ndryshe, publikimin që dje e bëri Thaçi, sot e demantoi ministresha e Jashtme e Xhamajkës, Kamina Smith, duke sqaruar se vendi i saj nuk e ka njohur Kosovën, shkruan – KOHA.net
A e bllokoi njohjen nga Xhamajka publikimi i Thaçit në Twitter?
POSTIMI PARAPRAKDalin rezultatet për gruan që po trajtohet në Klinikën Infektive