Bashkëshortja e Oliver Ivaniviqit anëtarësohet në partinë e Vuçiqit!

Bashkëshortja e Oliver Ivaniviqit anëtarësohet në partinë e Vuçiqit!

Beograd, 20 shkurt 2020 – Milena Popović, e cila bashkëjetonte me politikanin serb që u vra në Mitrovicë, Oliver Ivanoviqin, me të cilin ka edhe fëmijë, është anëtarësuar zyrtarisht në Partinë Përparimtare Serbe (SNS) të kryetarit serb, Aleksandar Vuçiq.
Lajmin për këtë e ka kumtuar në llogarinë e tij në Twitter, Marko Gjuriq, koordinator i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në qeverinë serbe. “Sot, partia jonë është bërë më e fortë me personin që ka energji të paparë, këmbëngulësen dhe sakrifikuesen e të drejtave të saja familjare dhe të Serbisë. Me fytyra të reja, forca të reja dhe Aleksandar Vuçiqin në krye, vazhdojmë ta ngrejmë Serbinë nga gjunjëzimi“, ka shkruar Gjuriq.