Dragash, 28 janar 2014 – Të gjithë anëtarët e Kuvendit të Komunës së Dragashit, në mbledhjen e 23 janarit u habiten, kur gjatë votimit për ndryshimin e Statutit të Komunës, që kishte synim shtimin e 3 drejtorive komunale, anëtarët e CDU-së votuan kundër. U habitën, sepse të gjithë mendonin se shtimi i këtyre drejtorive të reja, po bëhet për t’i dhënë poste qeverisëse këtij subjekti, i cili pranoi të hynte në koalicion më PDK-në.
Zëvendëskryesuesi i Kuvendit komunal të Dragashit, Adem Hoxha, i cili u emërua në këtë detyrë, pasi subjekti i tij rezultoi më i votuar në trevën e Gorës së Dragashit, ani pse ishte një subjekt i sapoformuar dhe me drejtues të njohur në këto anë, si persona që drejtojnë Komunën paralele të Gorës, ka dhënë arsyet e tij, se përse votuan kundër.
“Votuam kundër, për shumë arsye. E para, nuk duam që ta rëndojmë buxhetin, edhe ashtu tejet i varfër që është. E dyta, përse po u dashkan drejtori të reja, që ne të bëhemi pjesë e qeverisjes lokale, kur dihet se edhe këto ekzistueset janë shumë. Janë shumë, sepse e gjithë Evropa po shkon drejtë zvogëlimit të administratës, pasi shpenzimet janë të larta. Krejt çka duhet, është angazhimi efikas i punonjësve të administratës”, tha Hoxha.
Në insistimin e gazetarit nga Radio SHARRI, Hoxha nxjerr arsyen kryesore, se përse në fakt votuan kundër formimit të drejtorive të reja. “Kërkojmë të respektohet marrëveshja e koalicionit që lidhëm me PDK-në. Ose ne ose ata”, tha Hoxha, duke aluduar në subjektin tjetër nga Gora, Vakat, i cili vazhdon bashkëqeverisjen me PDK-në, ashtu siç ishte edhe në mandatet e kaluara. Por, Hoxha nuk ka dhënë detaje se çfarë përmban kjo marrëveshje koalicioni dhe, nëse ajo parasheh largimin e subjektit “Vakat” nga bashkëqeverisja, për tu futur CDU-ja.
Radio SHARRI, ka kontaktuar edhe kryetarin e Komunës së Dragashit, Salim Jenuzin, për të dhënë më shumë sqarime, në lidhje me përmbajtjen e këtij koalicioni me CDU-në. “Nuk është një akt normativ kjo marrëveshje. Thjeshtë, parasheh qeverisjen komunale me bazë të gjerë, e cila do të formohet pas zgjedhjeve. Kompetencat për formimin e qeverisë së re i ka kryetari i Komunës dhe, në do ta respektojmë formulën e përfshirjes së gjerë në qeverinë e re komunale”, tha Jenuzi, duke premtuar se marrëveshja në fjalë do të bëhet transparente.
Adem Hoxha: “Ja pse votuam kundër drejtorive të reja”
POSTIMI PARAPRAKShkyçet operatori kabllor – banorët ngelin pa sinjal televiziv!
POSTIMI I RADHËSGoranët po i kthehen traditës – Rrisin numrin e bagëtive
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.