Dragash, 24 janar 2014 – Policia e Kosovës ka arrestuar një person nga fshati Kosavë, në komunën e Dragashit, për të cilin dyshon se po ushtronte aktivitet prostitucioni.
Policia njoftoi se, S. Guraj, tentonte të fshihej nga policia, por që hetuesit policor i kanë rënë në gjurmë këtij 42 vjeçarit, pasi dyshohej se ishte duke i mbajtur peng 4 femra të moshës, nga 25 deri në 35 vjeç, të cilat i mashtronte se do t’i nxirrte jashtë shtetit, por që me to abuzonte seksualisht.
Siç raporton “Klan Kosova”, familjarët e të arrestuarit që jetojnë në kushte të vështira, nuk po mund ta besojnë se anëtari i tyre mund të jetë përfshirë në të tilla vepra, për të cilat e ngarkon policia. “Nuk mund të qëndrojë kjo që po thuhet nga policia, pasi ne nuk kemi kushte as për vete, lere më për femrat që i përmend policia”, i tha Klan Kosovës babai i të arrestuarit, Selim Guraj, i cili pranon se në shtëpinë e tij janë gjetur armë dhe municion.
• Kronikën për këtë ngjarje, e gjeni në minutën 13:50 të këtij edicioni lajmesh!
http://youtu.be/L5RjeJ2z0fk