Malishevë, 09 maj 2019 – Një person dyshohet se ka kryer vetëvrasje, në fshatin Senik të Malishevës, njoftoi sot Prokuroria Themelore në Gjakovë, duke shtuar se rasti ka ndodhur rreth orës 07:00. “I ndjeri (S.Z.), 32 vjeç, dyshohet se ka kryer vetëvrasje me armë zjarri dhe i njëjti është gjetur në afërsi të shtëpisë nga babai i tij”, thuhet në njoftim. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është shpënë për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Vetëvritet një 32 vjeçar – I pari e kishte parë babai
POSTIMI PARAPRAKSelmanaj: Në Gorë të Dragashit vepron Serbia! (Video)
POSTIMI I RADHËSGjendet një person i vrarë në Çifllak të Rahovecit!