Prizren, 17 janar 2018 – Gjykata Themelore e Prizrenit sot mbajti konferencën me media, ku u prezantua raporti i punës vjetore të kësaj gjykate për vitin 2017. Kryetari, Ymer Hoxha, gjatë prezantimit të raportit, njoftoi për zvogëlimin e numrit të lëndëve të bartura, të kryera për vitin 2017. “Edhe pse gjykatat vazhdojnë të veprojnë me kapacitete të kufizuara, efikasiteti i gjyqtarëve gjatë vitit 2017, në përqindje ka qenë me sa vijon: Gjykata Themelore e Prizrenit me 136.57%, Gjykata Themelore në Prizren dega Suharekë me 213.23%, Gjykata Themelore në Prizren dega në Dragash me 98.90% që është dëshmi e përkushtimit të stafit të gjykatës Themelore në Prizren, së bashku me degët. Vlen të cekët se statistikat e lëndëve të Gjykatës Themelore të Prizrenit i rëndon më tepër Divizioni i Kundërvajtjes, ndërsa lëndët me peshë, si lëndët që i përkasin Departamentit për Krime të Rënda, Departamentit të Përgjithshëm Penal dhe Civil, ka arritur që numri i këtyre lëndëve të zvogëlohet dukshëm”, tha Hoxha, duke shtuar se gjykatat vazhdojnë të kenë nevojë edhe për gjyqtarë shtesë, për bashkëpunëtorë profesionalë, për përkthyes, për rritjen e numrit të stafit administrativ, në atë mënyrë që të shtohet niveli i efikasitetit të kësaj gjykate. Hoxha tha se, gjatë periudhës raportuese, Gjykata ka bashkëpunuar ngushtë me mediat, OSBE-në, Policinë, Prokurorinë dhe me Organizatat Joqeveritare.
Gjykata e Prizrenit kërkon shtim të personelit!
POSTIMI PARAPRAKAutoudha nuk pastrohet – Timonierët shajnë shtetin (Video)
POSTIMI I RADHËSVritet Oliver Ivanoviq – Varrimi në Beograd!