Prishtinë, 12 tetor 2017 – Rreth vizitës së presidentit turk në Serbi, ka reaguar ish-gazetarja tani anëtare e PDK-së, duke thënë se Erdoganit, pas vizitës së tij në Beograd, i ka rënë maska dhe tani është koha për ta njohur se Turqia nuk është aleate e shqiptarëve por e rusëve dhe serbëve.
“Ky është Erdogani, i pa maskuar. Këto tri ditë i tha të gjitha që përbëjnë mendimin dhe qëndrimin e tij, se Serbia është fuqia ballkanike që duhet përkrahur me fabrika, banka e jo dikush tjetër. Ai shqiptarëve u ndërton xhami dhe nga ana tjetër ua zhvat të ardhurat nga energjia, infrastruktura, aeroporti. Nuk e di edhe sa fakte duan njerëzit, për ta kuptuar se një njeri që arreston mijëra njerëz, suspendon gjithë arsimin në vendin e vet, një tiran për vet popullin e tij, si ka mundësi të jetë i mirë për të tjerët. Si ka mundësi mos të lexohet drejtë politika e tij: ai hyjnizon pikërisht ata që i vranë heronjtë tanë dhe mallkon ata nëpërmjet të cilëve ne kemi ndërtuar identitetin. Sot, më shumë se kurrë u ringjall aleanca Turqi-Rusi-Serbi, e kjo asnjëherë s’mund të jetë në të mirën e shqiptarëve dhe njerëzve që duan pavarësi. S’duam pare të Erdoganit, për të ndërtuar xhamitë tona. Organizatat turke që bien ndesh me shtetin sekular dhe përzihen në punët tona”, ka shkruar Xharra në – Facebook.
Arbana Xhara thotë se Erdoganit i ra maska!
POSTIMI PARAPRAKPunon kundërligjshëm – Rrënon objektin kulturor!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.