Dragash, 26 dhjetor 2013 – Salim Jenuzi, sot ka dhënë betimin për mandatin e tij të tretë, si kryetar komune. Ndërkaq, Shaban Shabani, është rizgjedhur në postin e kryesuesit të Kuvendit të Komunës së Dragashit.
Pas tetë vjetësh, mbledhjen e sotme e kryesoi ish-kryetari i Dragashit, Halim Shemsidini, pasi i takoi atij si këshilltar më i moshuar në këtë përbërje të legjislativit 27 anëtarësh të Kuvendit të Dragashit. Zgjedhjet lokale që përfunduan në këtë muaj, në Dragash nuk kanë sjellë ndryshim, sa i përket kryetarit të Komunës dhe kryesuesit të Kuvendit të Dragashit. Ndryshim i vetëm dhe rrënjësor është bërë tek këshilltarët e legjislativit komunal, në të cilin kanë hyrë shumë emra të rinj, por edhe emra të atyre që ende vazhdojnë ta drejtojnë Komunën paralele të Gorës.
Janë 4 këshilltarë të CDU-së, të cilët sot dhanë betimin, si anëtarë të Kuvendit të Dragashit, në mesin e tyre edhe emra të njohur që drejtojnë Komunën paralele të Gorës, e cila financohet nga Serbia.
Nga partitë lidere të Dragashit, PDK ka mbetur e para, me 8 këshilltarë, ndërsa LDK me 7 këshilltarë. Në mesin e tyre mungojnë këshilltarët më aktivë që përbënin legjislacionin e Dragashit, të cilët nuk arritën të sigurojnë vota të mjaftueshme në këto zgjedhje. Ata u zëvendësuan me emra të rinj, të cilët fituan besimin e popullatës në këtë komunë.
Salim Jenuzi betohet për kryetar – Shaban Shabani për kryesues kuvendi
POSTIMI PARAPRAKKryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, me autobus shkon në punë!
POSTIMI I RADHËSBijons ngazëllen fansat, por kritikohet nga kreatorët e modës!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.