Dragash, 22 gusht 2015 – Fluksi i mërgimtarëve por edhe i turistëve të shumtë që ia mësyjnë Kosovës, po i mobilizon ndërmarrjet, sidomos ato hoteliere. Por, nga nxitimi për “të kapur” sa më shumë klientë, jo rrallë bie vlera e cilësisë dhe higjienës.
Në foton që një lexues yni ka dërguar në redaksinë tonë, duket sallata e përzier me baltë. Mbase edhe kjo është pasojë e nxitimit, e që lexuesin tonë e kishte revoltuar. “Nuk do t’më prishte punë, sikur stafi i restorantit të sillej më mirë, sapo ia paraqita problemin. Por, në vend se t’më kërkonin falje, personeli arsyetohet se nuk janë fajtorë ata, se makina nuk i paska pastruar si duhet fletëzat e sallatës”, tregon lexuesi ynë për dukurinë që i ka ndodhur sot në një restorant, i njohur për redaksinë tonë.
Nga nxitimi, shërbejnë edhe sallatë me baltë!
POSTIMI PARAPRAKBashkia e Tiranës nuk e kursen as ambasadën e Zvicrës!
POSTIMI I RADHËSKallashi e kaloi natën në Dragash – Sot është liruar!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.