Kallashi e kaloi natën në Dragash – Sot është liruar!

policia lirohet kallashiDragash, 22 gusht 2015 – Donjeta Kosumi, e njohur në publik si “Kallashi”, mbrëmë ishte sjellë në stacionin policor të Dragashit. Kjo u bë e ditur mëngjesin e së shtunës, kur ajo u pa teksa po lirohej nga paraburgimi.
Pasi u la e lirë, ajo ka shkruar në Facebook se do të vazhdojë vallëzimin dhe se policia e ka kryer vetëm punën e vet.
Sipas saj, policia është sjellë mirë me të, pasi u arrestua gjatë operacionit policor në klubin e natës “Kobra City”, në Landovicë të Prizrenit. Bashkë me të, janë arrestuar edhe katër meshkuj, për të cilët policia ka raportuar se janë të dyshuar për vepra penale.

Leave a Reply