Prizren, 28 maj 2015 – Departamenti Për Krime të Rënda i Gjykatës Themelore të Prizrenit i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muajsh ish-menaxherit të filialit të Finca-s në Dragash (A. S), për të cilin dyshohet se ka kryer veprat penale, shpërdorim i pozitës zyrtare ose autorizimit, falsifikim të dokumenteve zyrtare, përvetësim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare dhe asgjësim apo fshehje e materialit arkivor.
Lajmin e ka bërë të ditur sot zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prizren, Afërdita Kicaj, duke potencuar se, i pandehuri do të mbahen në paraburgim deri më 26 qershor 2015. ″Gjyqtari i Procedurës Paraprake e miratoi kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, e cila kërkoi mbajtjen në paraburgim të të pandehurit, nën dyshimin se ka shkelur Kodin Penal, kur nga muaji prill deri në gusht të vitit 2011, në cilësi të personit zyrtar, me qëllim përfitimi të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, i ka shkaktuar dëm organizatës bankare FINCA, me ndihmën e nëpunësve kreditorë, të pandehurve B.H dhe L.K, në atë mënyrë që e shpërdor detyrën e tij zyrtare dhe, nga arkivi merr dokumentacionin e klientëve të vjetër, i plotësojnë formularët për marrjen e huave të reja në emër të klientëve, pa dijeninë e tyre, tërheq kredi me dokumentacion të falsifikuar tek të pandehurat, XH.B dhe A.Q, të cilat punonin si arkëtare.
Me këto veprime, i pandehuri i shkakton dëm organizatës mikrofinanciare FINCA në Kosovë – Filiali në Dragash, në shumën prej 141 mijë e 63 euro”, njoftoi zëdhënësja Kicaj.
Ish-menaxheri i FINCA-s në Dragash, është vetëdorëzuar të martën, pas katër vjetësh qëndrimi në arrati, saktësisht, që nga vitit 2011.
Një muaj paraburgim për ish-menaxherin e FINCA-s në Dragash!
POSTIMI PARAPRAKNuk e kuptojnë as gjuhën e tyre!
POSTIMI I RADHËSPerformansa e anëtarëve të KK Dragash (Dokument)
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.