Pretoria, 04 dhjetor 2013 – Presidenti i parë me ngjyrë në historinë e Afrikës së Jugut, Nelson Mandela, është duke luftuar për jetën. Kështu ka deklaruar e bija e tij, Makaziwe Mandela, sipas së cilës, pavarësisht gjendjes së rënduar shëndetësore, megjithatë, babai i saj, të cilin ajo e ka quajtur si baba i kombit, ende ndodhet gjallë, i fortë dhe kurajoz.
“Edhe në shtratin e tij të vdekjes, Nelson po vazhdon të na edukojë me mësime të reja. Mësime këto mbi durimin, dashurinë dhe tolerancën”, ka thënë Makaziwe për televizionin “SABC”. Plaku 95-vjeçar u shndërrua në një simbol të luftës për të drejta të barabarta, pasi u burgos për 27 vjet nga regjimi që drejtonte më parë Afrikën e Jugut. Ai u lirua nga spitali në shtator, pasi i kaloi tre muaj, në gjendje të rëndë shëndetësore. Së fundmi, shëndeti i tij është përkeqësuar dukshëm dhe, sipas asaj që paralajmëron e bija, vdekjen e ka afër. Mandela, për rolin e luajtur në luftën kundër racizmit, në vitin 1993 u nderua me çmimin “Nobel për Paqe”. Ai e udhëhoqi Afrikën e Jugut, si president, nga viti 1994 e deri më 1999.
Me emrin e tij, sot identifikohet edhe veprimtari nga Kosova, Adem Demaçi, i cili për çështjen kombëtare shqiptare, u dergj nëpër burgjet serbe rreth tri dekada.
Nelson Mandela, në prag të vdekjes – Konfirmon e bija!
POSTIMI PARAPRAKPas 17 vjetësh, dyshojnë se djali i tyre është gjallë!
POSTIMI I RADHËSNuk janë në mesin tonë, por mbesin të pavdekshëm!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.