Prishtinë, 09 maj 2015 – Pas një sëmundjeje të rëndë, në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, në moshën 73-vjeçare është ndarë nga jeta këngëtarja jonë e njohur, Liliana Çavolli, një emër i rëndësishëm i muzikës së lehtë qytetare.
Çavolli ua mori zemrat dëgjuesve me këngët e saja, si “Kjo dashnia kjoft mallkue”, “Kam një mall e kam një zjarr”, “Lamtumirë “, “O lum e lum”, “Kur del hana” e shumë të tjera. Liliana ishte në skenë për më shumë se 5 dekada dhe këngët e saja transmetoheshin edhe në Radio Prishtina, ku ajo ka punuar në redaksinë e muzikës. Ndërkaq, pas luftës, ajo deri në frymën e fundit ishte autore dhe moderatore e emisionit “Evergreen” në Radio Kosova.
Por, kohët e fundit, siç kemi kuptuar nga kolegët tanë në Radio Kosova, ajo i xhironte emisionet në shtëpi, për shkak se shëndeti i saj ishte përkeqësuar. Varrimi i të ndjerës bëhet nesër, më 10 maj.
Ndërroi jetë këngëtarja, Liliana Çavolli!
POSTIMI PARAPRAKJankullovska: “Kemi pesë policë të vrarë”
POSTIMI I RADHËSNë Prizren vetëvritet një i ri – Hidhet nga kati i pestë!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.