Beograd, 29 nëntor 2013 – Federata serbe e Futbollit ka reaguar, pas shkrimit të sotëm në gazetën “Politika”, e cila në faqen e parë kishte publikuar lajmin, se kjo federatë nuk do ta pengojë Kosovën që të luaj ndeshje miqësore ndërkombëtare. Përmes një kumtese për publik, kjo federatë i ka cilësuar si të pavërteta informatat e gazetës “Politika”, sipas së cilës, Federata serbe nuk do t’i kundërshtojë ndeshjet miqësore të reprezentacionit të Kosovës.
Në kumtesë theksohet se, asnjë anëtar i Federatës serbe, nuk do të marrë pjesë në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s, dhe se as në këtë rast por as në ndonjë tjetër, nuk do të japë çfarëdo pëlqimi, lidhur me legalitetin e punës dhe të aktivitetit të Federatës së Futbollit të Kosovës. Kjo Federatë ka pranuar se ka presion të madh, por është zotuar se opinioni do të njoftohet me kohë, lidhur me takimet që do të zhvillohen me FIFA-n, për çështjen e futbollit të Kosovës. “Esenca e veprimit ë Federatës së Serbisë me kompetentët në FIFA, lidhur me futbollin në Kosovë, bëhet në bashkëveprim konstant dhe të pashkëputur me krerët e qeverisë serbe. Kështu do të veprohet edhe në të ardhmen”, thuhet mes tjerash në komunikatë.
Reagon Federata serbe e Futbollit: “S’kemi pëlqim rreth Kosovës”
POSTIMI PARAPRAKSalustro nuk tërhiqet, e do Limajn prapa grilave!
POSTIMI I RADHËSJenuzi: “Me CDU-në në koalicion, i shuajmë strukturat paralele”
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.