Përleshen shqiptarët dhe goranët në Dragash – Motivi, krejt banal!


dragash shqiptari goraniDragash, 11 nëntor 2014 – Lëndim të lehtë ka pësuar një pjesëtar i komunitetit goran, teksa kishte marrë pjesë në një përleshje ndëretnike, që rrallëherë ndodh në këtë komunë.
Policia ka raportuar sot se ngjarja kishte ndodhur mbrëmë, pak minuta para mesnatës, teksa të rinjt që frekuentojnë pjesën e poshtme të qytezës së Dragashit, shpesh edhe zihen mes vete, por një zënkë e tillë, mes goranëve dhe shqiptarëve, ka kohë që nuk kiste ndodhur. “Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës, rreth orës 23:20, pas një mosmarrëveshje mes dy të dyshuarve, njëri shqiptar e tjetri goran. Ky i fundit ka marrë lëndim nga një mjet që ende nuk është identifikuar se çfarë ishte, pasi policia nuk ka gjetur asnjë mjet në vendngjarje. Në këtë rast janë përfshirë edhe persona të tjerë, por vetëm një person ka marrë lëndime të lehta trupore, për të cilat është përkujdesur stafi mjekësor në QKMF-në e Dragashit. Me urdhër të prokurorit, rasti është në procedurë të rregullt”, ka njoftuar një burim nga policia, duke potencuar se të tilla zënka shpesh marrin konotacion të konflikteve ndërnacionale, por që në këtë rast nuk ka të bëj me këtë. “Si kudo, të rinjët pijnë bashkë dhe ndonjëherë edhe zihen. Por, fakti që në këtë rast kemi të bëjmë me nacionalitete të ndryshme, nuk do të thotë se shkak i zënkës është kombësia. Motivet e këtyre zënkave, shpesh janë banale, për t’mos thënë, shkaku i femrave”, ka thënë për Radio SHARRI-n një burim i besueshëm nga policia.


 

  1. Mërgimtari 13/11/2014, 01:40

    keq, shume keq

Leave a Reply