Prishtinë, 07 nëntor 2014 – Partitë e Bllokut kanë hequr dorë nga posti i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, me kusht që presidentja t’iu garantoj qeverisjen e vendit. Lajmi është konfirmuar nga lideri i Nismës, Fatmir Limaj. “Ne si bllok jemi të gatshëm që të heqim dorë nga posti i kryetarit të Kuvendit, të drejtë këtë që Kushtetuesja ia ka dhënë PDK-së, në qoftë se presidentja Jahjaga plotëson një kërkesë që ne ia kemi dërguar, që shumicës parlamentare t’i jepet e drejta për ta qeverisur vendin. Presim dhe kërkojmë reflektim nga PDK-ja dhe Flora Brovina që ta thërret seancën”, ka thënë Limaj.