Riga, 27 nëntor 2013 – Kryeministri i Letonisë, Valdis Dombrovskis, ka dhënë dorëheqje, pas një aksidenti që ndodhi në një supermarket, ku mbetën të vrarë mbi 50 persona. “Bëj të ditur për dorëheqjen time nga posti i kryeministrit, duke marrë përgjegjësi politike për tragjedinë”, tha mes tjerash para gazetarëve, Dombrovskis, i cili e ka drejtuar qeverinë e këtij vendi, prej marsit të vitit 2009, duke u bërë kështu kryeministri më jetëgjatë në historinë e Letonisë. “Dua të falënderoj shoqërinë letoneze për mbështetjen që më dhanë gjatë kohës, kur vendi luftoi me krizën ekonomike dhe financiare, për tu rikthyer më pas në rritjen ekonomike të vendit tonë. Gjithashtu, kërkoj falje për të gjitha dështimet e mia”, tha në vazhdim kryeministri letonez. Tashmë i i mbetur presidentit, Andris Berzins, nëse do ta pranojë apo jo dorëheqjen e kryeministrit. Nëse e pranon, Berzins do të detyrohet ta nominojë një kryeministër të përkohshëm, i cili do të ketë si detyrë formimin e kabinetit të ri qeveritar.
Gjithsej 54 persona humbën jetën dhe disa dhjetëra të tjerë u plagosën, pas shembjes së çatisë së një supermarketi, në kryeqytetin e Letonisë. Presidenti i vendit ka kërkuar hetim për ngjarjen, duke thënë se kjo duhet cilësuar si vrasje e njerëzve të pambrojtur.
Kryeministri letonez jep dorëheqje, pas një tragjedie në market!
POSTIMI PARAPRAKGjykata e mbështet përjashtimin nga puna, shkaku i shamisë!
POSTIMI I RADHËSNë Gjermani arrihet marrëveshja për koalicionin qeveritar?
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.