Prishtinë, 27 tetor 2014 – Gazetari i televizionit “Klan Kosova”, Milot Hasimja, sot është sulmuar me thikë nga një person, i cili tashmë ndodhet në duart e policisë.
Klan Kosova bën të ditur se sot, rreth orës 10:30, një person ka hyrë në zyrat e televizionit dhe ka sulmuar gazetarin, duke e goditur me thikë në kokë. Ndërkohë, punëtorët e tjerë të televizionit ia kishin larguar armën sulmuesit dhe kanë arritur ta mbyllin atë në objektet e televizionit, derisa ka mbërritur policia.
Merret vesh se sulmuesi është, Sovran Syla, një i ri, i cili e kishte paralajmëruar gazetarin që ta largonte një video nga kanali YouTube. Megjithatë, ende nuk është konfirmuar kjo si arsye, derisa policia po e heton rastin.
Për ta shikuar Videon, kliko KËTU!