Elam Seferi ndodhet në shtëpi – Nuk është në rrezik!

eljam seferi beqir beqajDragash, 28 dhjetor 2015 – Pas trajtimit në QKUK, ku u trajtua për plagët që kishte marrë nga thika e një sulmuesi, ende i panjohur për policinë, zv-komandanti i Stacionit policor në Dragash, Elam Seferi, ndodhet në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore.
Në shtëpinë e tij, në fshatin Lybevisht të Gorës, ekipi ynë është pritur ngrohtësisht, por nuk ka mësuar më shumë detaje rreth sulmit që i kishte ndodhur këtij zyrtari të lartë policor, mbrëmjen e së premtes, kur një person e kishte goditur tre herë me thikë pas shpine. “Ajo që mund të them, është se ky rast nuk ka të bëjë as me përkatësinë kombëtare as me ndonjë zënkë personale dhe as që ka të bëjë me politikë. Gjithçka mbetet enigmë se përse më sulmuan. Unë më së shumti kam dëshirë të identifikohet ai person dhe dua personalisht ta pyes, se përse e bëri këtë. Jam shumë kureshtar ta di shkakun sepse mund të me ketë ngatërruar me dikë tjetër, pasi unë isha me rroba civile dhe krejt privatisht ndodhesha në atë vend”, tha për Radio Sharrin viktima në këtë rast, Elam Seferi. Ndërkohë, në policinë e Dragashit thonë se rasti i ka kaluar Njësitit hetimor në Prizren dhe, vetëm ata mund të japin detaje rreth ecurisë së hetimeve për këtë rast. “Asgjë nuk mund të themi rreth këtij rasti, pasi ai i ka kaluar Njësitit hetimor Rajonal, nga i cili presim të zbardhen detajet”, tha për radion tonë komandanti i Stacionit policor në Dragash, Shaqir Uka.
Kujtojmë se, ditën kur kishte ndodhur ky rast, policia e kishte arrestuar një person nga fshati Glloboçicë e Gorës, për të cilin dyshohej se mos ishte autor. Por, pasi është marrë në pyetje, i njëjti është lënë i lirë pasi është konstatuar se nuk kishte të bënte me rastin.

Leave a Reply