Dragash, 08 tetor 2014 – Afaristi i mirënjohur nga fshati Blaç i Dragashit, Myzafer Batiari, ka ndërruar jetë. Lajmin e ka konfirmuar për Radio SHARRI-n, kryetari i Shoqatës së Afaristëve të Dragashit, Shpetim Kamberi, i cili tha se lajmin e ka pranuar me pikëllim të thellë, pasi ky afarist i mirënjohur, themelues i kompanisë “ILVA”, ka qenë atdhetar dhe kontribues në aktivitetet që organizoheshin në Dragash dhe jo vetëm. “Myzafer Batjari ishte një njeri me shpirt afaristi, i cili pas luftës është kthyer nga Austria për të kontribuuar në zhvillimin e vendlindjes. Ky njeri i mirë, përherë do të mbetet në zemrat dhe mendjet tona, si një ndërmarrës i madh dhe kontribuues i pashoq për shoqërinë tonë”, ka thënë kryetari i Shoqatës së Afaristëve Dragashit “SHARRI”, anëtar i së cilës ishte edhe i ndjeri, Myzafer Batjari.
Varrimi i të ndjerit, sipas paralajmërimit nga kjo shoqatë, do të bëhet të enjten, më 09 tetor, në varrezat e fshatit Blaç, pas namazit të pasdites.