Prizreni, Dragashi dhe Suhareka i pranuan librat e gjendjes civile


dorezimi pranimi libratPrishtinë, 20 shtator 2014 – Komuna e Prizrenit, ajo e Dragashit dhe e Suharekës kanë pranuar librat e gjendjes civile, të cilat janë të obligueshme me ligjin e ri të gjendjes civile, përkatësisht me sistemin elektronik. Ushtruesi i detyrës së drejtorit të regjistrimeve dhe gjendjes civile në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB), Besim Jonuzi, tha se me këtë sistem rritet siguria e të dhënave dhe thjeshtëzohet puna e zyrave të gjendjes civile.
Sipas Jonuzit, kjo siguri e të dhënave është kusht edhe për liberalizimin e vizave. “Jemi të kënaqur me punën që po bëhet në administratat komunale, në të gjitha qytetet e Kosovës”, ka thënë Jonuzi, duke shtuar se po punohet maksimalisht që të plotësohen kushtet për liberalizim të vizave.