Në pritje të Papës në Tiranë – Gjithçka gati për ceremoninë!


papa sheshi tiranaTiranë, 20 shtator 2014 – Në orët e mbrëmjes janë mbledhur qindra qytetarë në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë. I lirë nga automjetet dhe tërësisht në dispozicion të kalimtarëve, ky shesh është kthyer në një vend, ku të gjithë bëjnë fotografi.
Të dy krahët e bulevardit “Dëshmorët e Kombit” janë veshur me flamuj kombëtarë të Vatikanit, përkrah flamurit tonë kombëtar. Punëtorët ende janë duke e finalizuar altarin, i cili prej një muaji i është nënshtruar një ristrukturimi të gjerë. Aty janë duke u vendosur karriget ku do të qëndrojnë të ftuarit dhe është duke iu dhënë dora e fundit instalimit të mikrofonave dhe qendrës së zërimit. Sipër shkallëve të Korpusit Universitar, grupi që do të këndoj gjatë mbajtjes së meshës nga Ati i Shenjt, janë bërë provat e fundit. Muzika në sfond dhe familjarët që ecin e bëjnë fotografi, duke e fiksuar këtë mbrëmje në aparatin e tyre, natën e fundit përpara mbërritjes së Papa Françeskut në Tiranë.


 

KËRKO FJALËT