Dragash, 06 shtator 2014 – Një kufomë e paidentifikuar është gjetur sot në lumin “Drini i Bardhë”, në orët e hershme të mëngjesit. Ai që e kishte parë këtë kufomë të ishte, Fetah Saramati, nga fshati Dobrusht, i cili kishte dalë për peshkim. “Pasi jam vendosur në barkë, kam vërejtur një kufomë në ujë”, ka treguar ai, duke e njoftuar edhe policinë, e cila ka ndalë në vendin e ngjarjes dhe ka lajmëruar edhe Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
Me ta dëgjuar këtë lajm, familjarët e të zhdukurit, Enver Çengaj, si dhe banorët e komunës së Dragashit, kanë filluar të dyshojnë, se mos është ky personi që është gjetur sot.
Megjithatë, po pritet që ekipi mjekësor ta thotë fjalën e vet dhe më pas do të merret vesh, nëse është ky trupi i Enver Çengajt, i cili është shpallur person i zhdukur, që nga 30 korriku i këtij viti.