Berlin, 29 gusht 2014 – Gjatë qëndrimit në Berlin, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dhënë disa deklarata për mediat gjermane, disa prej të cilave po i promovon vet Thaçi. “Kam dhënë disa intervista për media botërore, rreth Konferencës së Berlinit. Shumë gazetarë kanë komentuar faktin se Kosova me flamur të saj para Kancelares Merkel dhe zyrtarëve më të lartë europianë, ishte e barabartë me shtetet e tjera të rajonit. Ja një intervistë për gazetën prestigjoze, Die Ëelt”, ka shkruar Thaçi në Facebook, duke promovuar intervistën që i ka dhënë kësaj gazete.
I pyetur, mes tjerash, nga kjo gazetë se si e komenton deklaratën e presidentit rus, Vladimir Putin, i cili Kosovën dhe Krimenë i ka paraqitur si raste të ngjashme, kryeministri Thaçi ka thënë se një deklaratë e tillë është absurde. “Askush nuk duhet ta harrojë gjenocidin e kryer në Kosovë, si dhe pavarësimin e saj, që ishte një proces. Pavarësia jonë nuk ishte produkt i lëvizjeve seperatiste, por ishte dëshirë historike që kishin qytetarët e vendit. Ky krahasim është absurd”, i ka thënë Thaçi kësaj gazete gjermane.