Skenderaj, 25 maj 2014 – Rrëfimet e familjarëve të kryeministrit Thaçi, në një video promovuese, tregojnë se çfarë është kryeministri jonë si bashkëshort, baba dhe si bir.
Mes tjerash, në këtë video rrëfehet edhe bashkëshortja e tij, Lumja, se si kishte lindur dashuria mes tyre. Gruaja e kryetarit të Partisë Demokratike, Hashim Thaçit, ka folur se si e ka njohur atë. Thotë se ka qenë Hashimi, ai që është dashuruar i pari. “Hashimi ka qenë më shokët e tij, të cilët kanë qenë njëkohësisht kolegët e mi. Dhe, kur kam pasur një takim me kolegët, me të cilët ishte edhe Hashimi, aty ka qenë hera e parë që takohemi. Aty edhe ka lindur dashuria e Hashimit ndaj meje”, rrëfen Lumja në videon që më 22 maj është postuar në Youtube, nga vetë kryeministri në largim, si pjesë e fushatës intensive që po bën ai për ta fituar edhe një mandate në këtë post.
Në këtë video flasin edhe prindërit e Hashim Thaçit, si dhe djali i tij, Endriti. “Fëmijë i mirë ka qenë. Qysh është më së miri ka mësuar. Edhe ka punuar, edhe ka mësuar”, tregojnë prindërit e kryeministrit në largim, HashimThaçi.