Dragash, 27 mars 2014 – Uzair Hamza, zyrtar për të Drejtat e Njeriut, pranë Zyrës për Komunitete në Dragash, ka kohë që po menaxhon edhe një portal informativ “Gora Press”, përmes së cilit thotë se po i kontribuon informimit të komunitetit nga Gora e Dragashit. Mirëpo, një transkript që është publikuar nga udhëheqësi i një Grupi joformal qytetar në Dragash, Nexhmidin Sejdillar, nxjerr në pah se, Hamza ka për qëllim përfitimin material dhe jo informimin e qytetarëve.
Në këtë bisedë, Hamza është shprehur se, për të arritur deri tek paratë, fillimisht merr në shënjestër një person, për të cilin shkruan gjëra që nuk i konvenojnë këtij personi, për ta kushtëzuar më pas se, duhët të paguaj që ta ndryshoj tekstin. Rasti i fundit, kur Hamza në portalin e tij shkruan një artikull, lidhur me arsyet që subjekti politik (CDU) lidhi koalicion me PDK-në në Dragash, duket se ia ka nxjerrë në shesh qëllimet e tij.
Titulli i artikullit ishte “Hamza Bale: Komuna e Gorës, shpekulim medial”. Pasi është publikuar ky artikull, portali “Gora Press” është mbyllur dhe, kur është lansuar përsëri, gjithçka ka ndryshuar në këtë artikull, bashkë me titullin, i cili është ndryshuar në “Bale: Koalicioni për Dragashin evropian”.
I kontaktuar për sqarime të këtij transkripti, Nexhmidin Sejdillar thotë se, kjo është e vërtetë dhe, pikërisht se ai me Grupin e tij joformal kundërshtonë çdo padrejtësi, kësaj radhe ka kundërshtuar edhe mënyrën se si përfiton Uzair Hamza, duke shfrytëzuar lirinë e shtypit dhe mashtrimet që iu bëhen qytetarëve, kinse po i informon. “Po, është e vërtetë dhe, ky veprim është skandaloz. Prandaj dhe po e luftojmë edhe këtë dukuri, sikurse shumë dukuri të tjera. Paramendojeni se, deri ku po shkojnë veprimet antiligjore, për të përfituar pa u djerësitur”, tha për Radio Sharrin, Sejdillar, duke e pranuar se ka zhvilluar bisedë me Uzair Hamzën, ku e ka kundërshtuar për veprimet e tij. “Fillimisht zhvilluam bisedë normale. Por, kur ma tha troç se ndryshimet e shkrimeve po i bën, pasi po paguhet nga protagonistët që po përmendën në tekst, atëherë jam tërbuar dhe nuk kam mundur ta hesht këtë manipulim dhe censurim, me qëllim përfitimin material”, tha Sejdillar, duke potencuar se, Uzair Hamza ka mjaftë pozita zyrtare për të cilat paguhet nga buxheti i Kosovës. “Se si nuk i mjaftojnë këto pozita, nuk e kuptoj. Ai është zyrtar për të Drejtat e Njeriut, pranë Zyrës së Komuniteteve në Dragash, profesor në shkollën e mesme në Dragash, nënkryetar i partisë VATAN, tani po merret edhe me portal informativ. Atëherë, si mund të presin qytetarët nga ai, që të jetë personi i duhur në këto pozita, për të cilat paguhet nga paraja publike, përderisa synim ka vetëm përfitimin material”, shprehet i revoltuar, Sejdillar. Vlenë të theksohet se, partia e Uzair Hamzës është në rivalitet me CDU-në. Kjo e fundit ka fituar më së shumti vota në zgjedhjet lokale dhe, publikisht ka kundërshtuar që të bashkëqeverisë Dragashin me PDK-në, nëse aty do të merr pjesë edhe partia VATAN, nënkryetar i së cilës është edhe Uzair Hamza.
Skandaloze: Uzair Hamza publikon shkrime me porosi?
POSTIMI PARAPRAKVazhdon dhuna në familje – Dhunues edhe djali edhe vajza!
POSTIMI I RADHËSAdem Hoxha: Kërkojmë Komunën e Gorës, sepse na u premtua!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.