Prizren, 17 mars 2014 – Dhjetëra të rinj që bllokuan hyrjen në ndërtesën e Komunës së Prizrenit janë arrestuar nga policia, pasi të njëjtit nuk e përfillën urdhrin e organeve të rendit, për ta zhbllokuar hyrjen në objekt. Vetëm tre nga protestuesit kanë shpëtuar pa u kapur nga policia, por që kanë paralajmëruar se edhe nesër do të ketë protestë. Këta të rinj po kërkojnë dorëheqjen e kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja, për të cilin thonë se e ka vendin në burg. “Komuna është e jona e jo e kriminelëve”, kanë thënë protestuesit, duke vlerësuar se, meqë kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja, është shpallur fajtor nga shkalla e parë e gjyqësorit, nuk e meriton që të mbajë postin e të parit të Komunës. Qytetarë aktivë po kërkojnë nga Muja që mandatin t’ua kthejë qytetarëve dhe që presidentja e shtetit t’i shpallë zgjedhjet për kryetar të Prizrenit. “Muja është dënuar nga Gjykata, për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe ne e kemi të drejtën tonë që të protestojmë për largimin e tij”, i ka thënë Kastriot Jahaj policisë, të cilët kanë thënë se protesta është dashur të paralajmërohej. “Ne ju garantojmë të drejtën tuaj të protestës, por kjo nuk është mënyra e duhur”, iu ka thënë protestuesve komandanti i stacionit policor në Prizren, Haris Dida. Përkundër kësaj pengese, kryetari Muja ka arritur të hyjë në “Shtëpinë e Bardhë”, duke shfrytëzuar hyrjen alternative të kësaj ndërtese.
Policia arreston protestuesit – Iu kërkon respektim procedurash!
POSTIMI PARAPRAKIa këput veshin me dhëmbë, se ia ngacmoi gruan!
POSTIMI I RADHËSMehmeti: Zgjedhjet serbe në Dragash, nuk ndodhën rastësisht!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.