Qamil Kolloni merr drejtimin e Drejtorisë për Ekonomi…

Qamil Kolloni merr drejtimin e Drejtorisë për Ekonomi…

Dragash, 20 janar 2022 – Kryetari i degës së LDK-së në Dragash, Qamil Kolloni, sot ka pranuar postin e drejtorit për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, të cilin deri më tani e mbante, Valon Shabani. Ky i fundit ia ka dorëzuar detyrën, duke i uruar Kollonit sukses, njëherësh i ka falënderuar të gjithë ata që përbëjnë stafin e këtij dikasteri, për, siç thotë, punën dhe përkushtimin e treguar për katër vjet sa ishte në krye të kësaj drejtorie. “Falenderoj kryesinë e nëndegës së PDK-së të fshatit Kuk, kryesinë e degës së PDK-së në Dragadh, si dhe kryetarin Shaban Shabani, për besimin e dhënë për këto 4 vjet. Falenderoj gjithë administratën komunale dhe, në veçanti, puntorët e Drejtorisë për Ekonimi, Financa dhe Zhvillim”, ka shkruar Shabani në Facebook, duke shtuar se edhe qytetarët e komunës së Dragadhit meritojnë respekt, pasi në vitin 2021 paguan rreth 270 mijë euro tatim në pronë, e që, sipas Shabanit, ky është një rekord i arritur, sa i përket inkasimit të tatimit në pronë në Komunën e Dragashit.