Rahovec, 07 mars 2014 – Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, thotë se administratën e gjeti të zhytur në borxhe dhe se auditori do të ketë mjaftë punën. Sipas tij, auditori do të nxjerrë raporte, jo të mira për administrimin e kësaj komune gjatë viteve të kaluara. Vehapi thotë se, nëse ata që ishin para tij kanë bërë keqpërdorime, janë organet e drejtësisë që duhet të merren me ta. Ndërkohë, premtimet që i bëri në fushatë, thotë se do t’i realizoj të gjitha dhe se Ligjin për Hoqën e Madhe do ta zbatojë, pasi ai është dokument obligativ i Komunës.
Në një intervistë për KosovaPress, i pari i Komunës së Rahovecit, shprehet i bindur se do ta kthejë këtë komunë në binarë, përmes investimeve dhe punës së mirë. Vehapi thotë se, që nga koha kur e mori mandatin për të qeverisur me Rahovecin, përveç se ka kompletuar udhëheqjen komunale, ka bërë edhe incizimin e gjendjes kur e ka marrë drejtimin e kësaj komune. “Gjendja në Komunë është me e keqe se sa e kam prezantuar në debatet publike. Për këtë, shumë shpejt do të bëjmë edhe raporte, ndërkohë që edhe auditori që na ka vizituar dhe do ta vizitojë edhe në të ardhmen Komunën, do të dalë me raport, i cili do të jetë transparent. Asgjë askujt me tendencë apo me ndonjë prapavijë, por do të veprojmë në kuptimin e asaj që institucioni të stabilizohet dhe të vazhdohen projektet që kanë filluar dhe duhet të kryhen, sepse janë në interes të qytetarëve”, tha Vehapi, sipas të cilit, kjo gjendje e komunës është si pasoj e një planifikimi të keq, një programimi të keq të punëve pa kriter, pa ndonjë strategji dhe pa e ditur se kur përfundojnë punimet. “Do t’i shohim borxhet e viteve të kaluara, nga viti 2010 e deri në vitin 2013, për obligimet që janë të faturuara si borxhe akute. Gjithsesi, ata që kanë punuar, ata që janë përgjegjës, do të marrin përgjegjësi. Unë nuk jam jurist dhe nuk kam dëshirë që të ketë të tilla raste. Por, gjithsesi se do të japin llogari, ata që i kanë krijuar këto parregullsi”, ka thënë Vehapi, duke shtuar se, për vitin që ka filluar, përgjegjësitë për kontratat që do t’i lidhin, bien mbi të, ndërsa për premtimet që ka bërë në fushatë, thotë se do t’i realizoj të gjitha, pasi nuk ka bërë premtime të parealizueshme.
Komuna e Rahovecit, shtatë milionë euro borxhe!
POSTIMI I RADHËSArrest shtëpiak për policët e Shtërpcës!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.