Dragash, 03 dhjetor 2021 – Kuvendi i sotëm i Shoqatës së Afaristëve “Sharri”, në të cilin ishin paraparë të shtjelloheshin tri pika për rend dite, ka dështuar si rezultat i mosinteresimit të anëtarësisë por edhe i afaristëve të tjerë, të cilët ishin ftuar të marrin pjesë si anëtarë të barabartë për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur.
Në një prononcim për redaksinë tonë, nënkryetari i shoqatës, Burim Piraj, i cili aktualisht edhe e drejton shoqatën që kur u largua kryetari, Shpetim Kamberi, tha se nuk ndihet mirë për këtë mosinteresim nga afaristët e këtushëm, sidomos kur sot ishte paraparë të publikohej Raporti i punës së deritanishme të shoqatës, si dhe caktimi i datës së kuvendit zgjedhor. “Eshtë dëshpërues ky fakt dhe kjo më dekurajon edhe mua që, deri më tani jamë munduar të bëj diç të mirë për organizimin e afaristëve nga komuna jonë, në mënyrë që veprimtaria e secilit të jetë më kanalizuese dhe më progresive. Do të tentojë ta provojë edhe njëherë mbajtjen e kuvendit dhe, nëse nuk do të ketë interesim edhe javën tjetër, nuk na mbetet gjë pos ta inicojmë procedurën për shuarjen e shoqatës, me që mosinteresimi i vetë afaristëve nënkupton se kjo shoqatë nuk është e nevojshme për komunën tonë”, tha Piraj, duke bërë me dije se tentimi tjetër për kuvend do të jetë më 10 dhjetor të këtij viti.
Dështon Kuvendi i Shoqatës së Afaristëve “Sharri” – Rrezikohet shuarja!
POSTIMI PARAPRAKBekim Sele, opojani që u zgjodh anëtar i Bordit të RTK-së
POSTIMI I RADHËSRefki Piraj zgjedhet Gjyqtar Mbikëqyrës në Gjykatën e Dragashit