Zëvendësi i Marko Gjuriqit ndau motokultivatorë për goranët (Video)

Zëvendësi i Marko Gjuriqit ndau motokultivatorë për goranët (Video)

Dragash, 13 mars 2020 – Zëvendësi i drejtorit të të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë e Metohi, Damjan Joviq, sot vizitoi trevën e Gorës, ku mes tjerash ndau 24 motokultivatorë për disa banorë të kësaj treve, donacion ky nga Programi për Zhvillim të Bujqësisë i Republikës së Serbisë.
Vizitën në fshatin Vraniç, ku edhe ndodhet selia e përkohshme e Komunës paralele serbe, Joviq e përfundoi me vizitën që i bëri një gruaje që trajtohet si rast social, Xhylize Arifin. Më pas vazhdoi vizitën e tij në fshatin Lybevisht, ku vuri gurthemelin për ndërtimin e shtëpisë së Damir Pajazitit, mjete këto që i ka ndarë Zyra Për Kosovë pranë everisë serbe, e udhëhequr nga Marko Gjuriq.
Në mesditë, Joviq shkoi në fshatin Brod, ku vizitoi dy familje që po trajtohen si raste sociale, atë të Verica Dërdës dhe Jasmina Amadës. Zëvendësi i Marko Gjuriqit e përfundoi vizitën e tij me vizitën tek familja gjashtëanëtarëshe të Sheap Ahmetlerdenit në fshatin Zlipotok.