Vepra, jo fjalë!

aksioni humanitarDragash, 12 shkurt 2014 – Organizata “Acta, Non Verba”, në bashkëpunim me vullnetarët e saj nga Dragashi, Granit Rifaj dhe Nexhmidin Sejdillar, sot ka dhuruar pako ushqimore dhe higjienike për familjen nga fshati Rrenc, e cila kohë më parë ishte protagoniste në emisionin “Edhe unë jam Kosovë”, që u transmetua në TV21.
Kjo organizatë me emrin e saj në gjuhën latine, që në shqip do të thotë “Vepra, jo fjalë”, është formuar nga të rinjtë boshnjakë dhe shqiptarë, nga Prizreni e Peja, pasi ka parë rrëfimin e kësaj familje rrenciane, në TV21, ka kontaktuar me aktivistët e saj në Dragash, për të marrë më shumë informacione, në lidhje me familjen që u bë protagoniste në emisionin “Edhe unë jam Kosovë”.
Pasi janë mbledhur një shumë solide e parave nga të rinjtë, janë blerë produkte ushqimore dhe higjienike, të cilat sot u janë dhuruar kësaj familje nga Rrenci. “Nuk është vetëm kjo familje, por ne kemi jo fjale veprandihmuar edhe disa familje të tjera nga Baçka dhe Mliku, në territorin e Gorës, pasi kemi konstatuar se ato ndodhen në varfëri të skajshme.
Këtë aksion do ta vazhdojmë edhe në të ardhmen, varësisht nga të hollat që do të grumbullojmë nga anëtarët tanë, pasi nga donatorët e jashtëm nuk praktikojmë të kërkojmë donacione. Kjo zaten është e veçanta e organizimit tonë.
Me një fjalë, nga rreth 50 anëtarë që kemi, vetëm nga anëtarësia jonë financojmë të tilla projekte”, tha aktivisti i kësaj organizate nga Dragashi, Nexhmidin Sejdillar, duke mos dashur të japë emrat e përfituesve të ndihmave që burimin e kanë nga buxheti i anëtarëve të organizatës.