Ushqim për kafshë “Buzha’l” – By Devolli Corporation!

buzhala ushqim kafsheshPejë, 02 mars 2015 – Në Qytetin e Pejës janë shpërndarë billborde ofenduese ndaj Berat Buzhalës, i cili është paraqitur me pamje të gomarit. Në billbord shkruan “Ushqim për kafshë – Buzha’l”, raporton Gazeta Express, kryeredaktor i së cilës është Buzhala.
Billbordët mbajnë mbishkrimin e Korporatës Devolli dhe, siç transmeton kjo gazetë, bëhet fjalë për një fushatë që ka filluar kjo korporatë kundër Buzhalës, pas shkrimeve në Express lidhur me grurin e dyshimtë që kjo korporatë e ka importuar nga Serbia. Gazeta Express ka paralajmëruar shkrime të tjera hulumtuese edhe për bizneset tjera të kësaj korporate, si dhe mënyrën se si vëllezërit Shkelqim dhe Blerim Devolli i kanë kapur të gjitha institucionet e pavarura shtetërore të Kosovës.

Leave a Reply