Unë jam me Selimin, heroin tim nga Dragashi!

Unë jam me Selimin, heroin tim nga Dragashi!

Shkruan: Visar (Kolë) BERISHA


Selim Kryeziu është heroi im në këto zgjedhje. Nga një komunë “prapa diellit” për ne të kasabasë së madhe, ku, jo përcaktimi, deklarimi e përballja po veç ideja mbi to do ishte sakrilegj i pafalshëm. Selimi ka zgjedhë të dal zëshëm, krejt larg reflektorëve të opinionit finok kosovar, kundër shtypjes morale, varfërisë dhe padrejtësive. Pa llogaritur pasojat vetëm pse liria e tij nuk e duron më heshtjen…

 Përcaktimi nuk është rreshtim ose tkurrje e idesë. Ai është identitet e për pasojë edhe marrje e përgjegjësive. Dikush mund ta quaj heqje e maskave. Është edhe rrezikim, por ia vlen sepse nxjerrë në pah të vërtetën. Atë të vërtetë për të cilën ia vlen të dalësh lakuriq, siç je. Një herë në jetë me krejt ëndrrat e tua para vetvetes dhe të tjerëve. Sot, çdo ditë e më pak sheh njerëz që përcaktohen. Shumë prej tyre ruajnë ekuilibrat. Dikush e vret guximin e vet për shkak të bukës së përditshme, ngase injorantë të egër i rrinë mbi kokë. Tjerët e donë vetminë e tyre. Janë dorëzuar s`dihet se kur.
Zgjedhje lokale këto ditë përfaqësojnë talonin më domethënëse të pafuqisë së njeriut tonë për t`u përcaktuar. Jo për shkak të mosdijes, por për shkak të topitjes së lirisë. Lirisë për t`u përcaktuar. Lirisë edhe për të gabuar!Ndjekja e kësaj rruge është vrastare për aspiratat e një shoqëri që mëton kah liria. Mospërcaktimi e për pasojë edhe mosdeklarimi veç sa e rritë psikozën e censurës, vetëkontrollit e shtypjes së dinjitetit. Kjo prodhon dhunë më vonë, për ta mbajtur pushtetin e rrejshëm sa më gjatë në duar. Kjo duhet thyer! Dhe shembullin më vetëtues këto ditë fushate të përpjekjes për ta thyer murin e fshehjes e mospërcaktimit ma ka dhënë një njeri modest e i pafuqishëm në dukje por me atë dellin e mosbindjes ndaj të keqes dhe padrejtësisë. Selim Kryeziu është heroi im në këto zgjedhje. Nga një komunë “prapa diellit” për ne të kasabasë së madhe, ku, jo përcaktimi, deklarimi e përballja por veç mbarështimi i një ideje mund të konsiderohet njëlloj sakrilegji i pafalshëm. Selimi ka zgjedhë të dal zëshëm, krejt larg reflektorëve të opinionit finok kosovar, kundër shtypjes morale, varfërisë dhe padrejtësive. Pa llogaritur pasojat vetëm pse liria e tij nuk e duron më heshtjen. Selimi i Dragashit e tjerë që e mbajnë mbi supe barrën e demokracisë, e meritojnë jo vetëm votën, por edhe skuqjen tonë si shoqëri. Ata kanë marrë përgjegjësinë e të përcaktuarit, duke u shndërruar në referencë. Ai dhe të tjerët si ai deklamojnë nevojën për përcaktim, si deklarim e mosbindje ndaj pabarazisë, drejtësisë së munguar e varfërisë!Shembulli mund të duket i vogël, i largët apo i shkëputur. Por, liritë nuk lindin kurrë nga shumica dhe larg përballjes. Njerëzit e tillë janë sikurse barka e pambrojtur që ka marr rrugën e panjohur, e cila kur shfaqet në horizont shndërrohet në udhërrëfyes, paçka se mund të dal e rrezbitur ga beteja. Unë jam me Selimin, heroin tim nga Dragashi. Mos u ndal profo!

(Ky artikull është sponsoruar nga LDK-ja në Dragash. Pikëpamjet e shprehura në këtë shkrim, nuk paraqesin pikëpamjet e redaksisë sonë)

Leave a Reply