Ujësjellësi i Dragashit sërish kthehet në rivlerësim – Menaxherit i rrezikohet licenca!

Ujësjellësi i Dragashit sërish kthehet në rivlerësim – Menaxherit i rrezikohet licenca!

Dragash, 23 tetor 2019 – Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) e ka kthyer për të tetën herë në rivlerësim prokurimin për ndërtimin e ujësjellësit kryesor në komunën e Dragashit. Pos anulimit të njoftimit të Komunës së Dragashit për dhënie të kontratës, ka paralajmëruar se do të kërkojë nga Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik që ta anulojë licencën e menaxherit të prokurimit të kësaj komune, për shkak të mosrespektimit të vendimeve të mëparshme të OSHP-së. “Anulohet njoftimi për dhënie të kontratës të aktivitetit të prokurimit për ujësjellësin kryesor, projekt ky trevjeçar, i iniciuar nga Komuna e Dragashit, si dhe lënda të kthehet në rivlerësim. Organi Shqyrtues i Prokurimit, për shkak të mosrespektimit të vendimeve të OSHP-së nga ana e Komunës së Dragashi, do të kërkojë nga KRRPP-ja anulimin e licencës për menaxherin e prokurimit në Komunën e Dragashit”, thuhet mes tjerash në vendimin e OSHP-së, të cilin redaksia jonë e ka siguruar para pak ditësh, e ku potencohet se, paraprakisht Gjykata e Tenderëve ka bërë të ditur se e ka aprovuar si të bazuar ankesën e operatorëve ekonomik “Puna” dhe “Infra Plus”, kundrejt njoftimit për dhënie të kontratës për këtë aktivitet të prokurimit.