Shpërthim në Ankara – 27 të vdekur dhe 75 të plagosur!

ankara sulm terroristAnkara, 13 mars 2016 – Autoritetet në Ankara njoftuan për një shpërthim të një automjeti, ku për pasojë kanë humbur jetën 27 persona dhe janë plagosur rreth 75 të tjerë. Shpërthimi ndodhi rreth orës 18:45, sipas kohës lokale, në parkun Gyven në rajonin Kizilay të Ankarasë.
Në deklaratën që ka lëshuar për publik Ankaraja zyrtare, theksohet se në vendngjarje kanë humbur jetën 23 persona ndërsa 4 persona të tjerë kanë ndërruar jetë rrugës për në spital.
Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, menjëherë pas lajmit për shpërthimin në Ankara, zhvilloi një bisedë telefonike me ministrin e Brendshëm, Efkan Ala. Ndërsa kryeministri, Ahmet Davutoglu, do t’i mbledhë ministrat përkatës dhe zyrtarët tjerë përgjegjës për siguri, të cilët do të diskutojnë për këtë ngjarje tronditëse, raporton – Anadolu Post.