Shkon për t’i kërkuar borxhin – Pritet me Kallash!

kallashnikov

Foto: ARKIV

Suharekë, 16 shkurt 2016 – Policia rajonale në Prizren ka njoftuar për një kanosje me armë që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Bllacë të Suharekës.
Ngjarja ka ndodhur, kur një qytetar kishte shkuar tek borxhliu i tij për t’ia kërkuar një borxh por që ai ishte pritur nga ky i fundit me armë zjarri. “Policia e Suharekës, pasi kishte kuptuar për ngjarjen, ka kërkuar autorizimin e prokurorit të shtetit, për të kryer kontroll në shtëpinë e të dyshuarit, me ç’rast është gjetur një armë e tipit ‘Kallashnikov’, me pesë fishekë të kalibrit 7.62 mm. Pas sekuestrimit të armës, është informuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar që i dyshuari të ndalet nën masën e arrestit policor”, ka njoftuar zëdhënësi i Policisë rajonale në Prizren, Hazir Berisha.