Përkundër motit të ftohtë, Dragashi festoi bujshëm!

pavaresia ne dragashDragash, 18 shkurt 2015 – Dragashi e ka festuar të martën Ditën e Pavarësisë së Kosovës, në ambiente të hapura, përkundër motit tejet të ftohtë që mbretëronte.
Fillimisht u mbajt Akademia Solemne në sallën e Kuvendit të Komunës, për të vazhduar me homazhe në varrezat e dëshmorëve dhe në vazhdim të ditës është organizuar një koncert në qiell të hapur. Moti nuk ka favorizuar organizim më të bujshëm, por banorët e kësaj komune janë treguar të fortë dhe i kanë rezistuar të ftohtit.
Ata janë zbavitur nën tingujt e muzikës popullore nga dy trevat e Komunës së Dragashit.
Atmosferën më së shumti e ka ngjallë këngëtarja e re nga Suhareka, Adelina Spahia, e shoqëruar edhe nga mjeshtri i muzikës popullore, Xhadi Gashi. Gjithë kjo atmosferë është transmetuar drejtpërdrejtë në valët tona, duke iu mundësuar edhe mërgimtarëve që të ndihen, sikur janë në vendlindje.

• Shiko pamjet – VIDEO

Leave a Reply