Pensionohen pjesëtarët e MUP-it serb në Kosovë!

policia serbe mupBeograd, 10 dhjetor 2013 – Qeveria e Serbisë ka miratuar konkluzionin, sipas të cilit, të punësuarve në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë (MUP), të cilët jetojnë në Kosovë, marrëdhënia e punës do t’iu ndërpritet më 31 dhjetor. Në komunikatën e lëshuar, pas mbledhjes, qeveria e Serbisë njoftoi se ka angazhuar MUP-in që të rregullojë statusin e të punësuarve në këtë institucion të sigurisë, të cilët jetojnë në Kosovë, si akt për zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit.
Mediat serbe raportojnë se, të punësuarve në MUP, të cilët jetojnë në Kosovë, më 31 dhjetor do t’iu ndërprite marrëdhënia e punës, por do t’iu sigurohet e drejta e pensionit, në kuotën 60 për qind nga rroga mesatare që kanë marrë gjatë këtij viti.

KËRKO FJALËT