OJQ “Ambienti” publikon rekomandimet për qeverinë lokale

OJQ “Ambienti” publikon rekomandimet për qeverinë lokale

Dragash, 21 dhjetor 2020 – Organizata Joqeveritare “Ambienti”, në ditën e reflektimit të projektit “Ditët ekologjike në Dragash”, në bashkëpunim edhe me akterët mjedisor lokalë, sot kanë organizuar një tryezë të rrumbullakët në Dragash, ku kanë publikuar identifikimet e tyre, në lidhje me problemet mjedisore në komunën e Dragashit, komunë kjo që po mëton të bëhet zonë ekologjike, për t’i tërhequr më pas turistët vendas dhë të huaj. Siç u tha në këtë tryezë, turizmi duhet të shikohet si njëra ndër degët kryesore për zhvillimin ekonomik të kësaj zone rurale, prandaj duhet më shumë punë, investim dhe dashuri për ambientin e mrekullueshëm që ka kjo zonë.
Të gjitha problematikat që janë identifikuar nga kjo OJQ, u janë adresuar për zgjidhje institucioneve kompetente lokale dhe atyre qendrore, siç janë trajtimi ekologjik i mbeturinave dhe caktimi i lokacioneve për mbeturinat e ngurta, shfrytëzimi i qëndrueshëm i biodiversitetit të florës dhe faunës, ruajtja e lumenjve, si dhe kontrolli fiziko-kimik dhe bakteriologjik i ujit të pijshëm në të gjitha vendbanimet e Komunës së Dragashit.


 

KËRKO FJALËT