Në lumin Ibër gjendet trupi i Sead Alushit!

lumi iber kerkimiMitrovicë, 29 prill 2015 – Ekipi i Kërkim-Shpëtim në ujëra i Regjimentit të Mbrojtjes Civile të FSK-së, pas 19 ditësh të operacionit të kërkimeve në lumin Ibër të Mitrovicës, të martën, rreth orës 13:00, ka gjetur trupin e pajetë të Sead Alushit, 17-vjeçarit nga fshati Suhadoll i Mitrovicës, i cili ishte mbytur më 10 prill, teksa po tentonte ta kalonte këtë lum.
FSK-ja kishte angazhuar çdo ditë një ekip profesionistësh në ujëra, prej 17 deri 40 pjesëtarë, me 4 automjete, dy barka si dhe pajisjet speciale për kërkim-shpëtim në ujëra, bëhet e ditur përmes njoftimit për shtyp, ku thuhet se trupi i pajetë është gjetur në lumin Ibër, në vendin Rudare të Zveçanit, e më pas është bërë identifikimi i tij nga ekipi i Mjekësisë Ligjore. “Gjatë kohës së zhvillimit të operacionit, ekipi i kërkim-shpëtimit të FSK-së ka gjetur në lumin Ibër edhe një trup të pajetë të një qytetari të moshës mbi 60 vjeç, të komunitetit serb. Ekipi i kërkim–shpëtimit të FSK-së, gjatë tërë kohës së operacionit u përkrah dhe pati një bashkëpunim të ngushtë me KFOR-in, Policinë e Kosovës, udhëheqjen e komunave, qytetarët dhe strukturat tjera komunale”, thuhet në komunikatën e FSK-së.

KËRKO FJALËT