Mira Janji po i mbushë bateritë – Premton befasi të reja!

mira janji bateriteAthinë, 19 gusht 2015 – Këngëtarja e pasionuar pas fotove, Mira Janji, fansave të saj po iu dhuron shumë sete fotografish, ngado që ajo po qëndron për pushime, brenda dhe jashtë trojeve shqiptare.
Së fundmi, ajo ka postuar disa fotografi nga vendndodhja aktuale, në ishujt grek, ku sot feston datëlindjen. Në këtë datë të shënuar për të, ajo i ka thënë Radio Sharrit, se po bën pushime të merituara pas shumë angazhimeve që ka pasur këtë vit, siç është hiti i fundit “In The Summer” dhe dy këngë të realizuara në duet.
“Nuk është se këtu e kam mbyllur angazhimin për këtë vit dhe tani po pushoj. Unë vetëm po i mbushë bateritë, për t’iu rikthyer publikut me befasi të tjera”, thotë me humor, Mira Janji.