Tragjedia në Turqi – Shpallet zi kombëtare!

tragjedia miniera turqiAnkara, 14 maj 2014 – Turqia dekretoi tri ditë zie kombëtare, në shenj nderimi për viktimat e tragjedisë në minierën e thëngjillit, njoftoi Zyra e shtypit e kryeministrit turk, Recep Tayyip Erdogan. “Për shkak të katastrofës në një minierë shpallim zi kombëtare prej tre ditësh”, thuhet në komunikatë.
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, vizitoi sot ambasadën e Turqisë në Prishtinë, ku takoi ambasadoren, Songul Ozan, për t’i shprehur ngushëllime për minatorët që humbën jetën në tragjedinë e shkaktuar nga një shpërthim në minierë, në perëndim të Turqisë. Jahjaga u nënshkrua në Librin e Zisë, i cili është hapur në Ambasadën e Turqisë, enkas për këtë rast tragjik. Edhe ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, vizitoi sot Ambasadën e Turqisë në Prishtinë, ku shprehu ngushëllime për minatorët që humbën jetën. Ministri Hoxhaj u takua me ambasadoren e Turqisë në Kosovë, Songul Ozan, të cilës i shprehu ngushëllime për punëtorët që humbën jetën në këtë tragjedi.
Mbi 200 minatorë kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë janë ngujuar në minierë, nga një shpërthim zjarri, në perëndim të Turqisë. Tragjedia e së martës në qytetin Soma, raportohet të jetë shkaktuar nga një defekt i energjisë elektrike. Punëtorët e shpëtimit janë duke pompuar oksigjen në minierë, në përpjekje për të mbajtur gjallë të mbijetuarit. Ministri turk i Energjisë, Taner Yildiz, ka thënë se 787 punëtorë kanë qenë në thellësi të minierës, në kohën e shpërthimit.
Kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan, ka anuluar udhëtimin për në Shqipëri, i cili ishte i planifikuar për sot. Në vend të kësaj, ai ka vizituar vendin ku ndodhi tragjedia.


 

KËRKO FJALËT