I jepet lamtumira e fundit Daut Rakipit, veteranit të UÇK-së


varrimi daut rakipiDragash, 18 shtator 2014 – Në praninë e familjarëve, bashkëluftëtarëve, bashkëfshatarëve dhe miqve të shumtë, me nderimet më të larta iu dha sot lamtumira e fundit, Daut Rakipit, luftëtarit të UÇK-së.
Daut Rakipi, nga fshati Bresanë e Dragashit, kishte ndërruar jetë të martën në Austri, në moshën 43 vjeçare, nga një sulm në zemër.
Si luftëtar i UÇK-së, Dauti ishte dalluar gjatë operacionit “Shigjeta”, Drejtimi Taktik nr. 2, në të cilin merrnin pjesë shumë luftëtarë nga treva e Opojës së Dragashit, të cilët flasin me admirim për shokun e tyre të luftës. Thonë se Dauti ishte person i urtë dhe ushtarak shembullor.