Emrat e “xhihadistëve” të arrestuar – Dy prej tyre nga Opoja!


arrestimi policia kosovesPrishtinë, 12 gusht 2014 – Gazeta Zëri ka publikuar emrat e 40 personave që u arrestuan të hënën, ku në mesin e tyre figurojnë edhe dy emra nga treva e Opojës së Dragashit. Sipas kësaj gazete, që të gjithë këta kanë qenë pjesë e luftës në Siri dhe Irak.
Nga Opoja janë arrestuar, Samidin M. Halimi (40) dhe Ibrahim Rashiti (37). Gazeta nuk e ka specifikuar se nga cili fshat janë këta dy persona, por ka dhënë vetëm Dragashin, përkatësisht Opojën, si vendbanim të tyre.
Banorët nga kjo komunë kanë shprehur habinë, për faktin se, që të dy këta persona i përkasin kombësisë shqiptare, ndërkohë që asnjë person nga treva e Gorës që i përket po kësaj rryme radikale të islamit nuk është arrestuar, pavarësisht faktit se Dragashi është mbushur me të tillë persona. Madje, anashkalojnë dy xhamitë e Dragashit dhe ritet e tyre i zhvillojnë në një objekt të improvizuar si xhami.

Personat tjerë të arrestuar janë:

Leutrim I. Raifi, 23-vjeçar, me banim në Fushë Kosovë.
Armir A. Vuniqi, 23-vjeçar, me banim në Lipjan.
Shaban R. Dumani, 52-vjeçar, nga fshati Miradi e Ulët e Fushë Kosovës.
Hadi I. Nura, 26-vjeçar, nga lagjja “Dardania” në Prishtinë.
Burim E. Konjuhi, 30-vjeçar, nga Prugovci i Prishtinës.
Kujtim A. Bllaca, 28-vjeçar, nga Ribari i Madh i Lipjanit.
Albert Berisha, 27-vjeçar, nga Prishtina.
Visar I. Kadriu, 29-vjeçar, nga Prishtina.
Egzon J. Latifi, 20-vjeçar, nga Gjilani.
Fatos I. Rexhepi, 36-vjeçar, nga fshati Ramjan i Vitisë.
Hajdin E. Elezi, 43-vjeçar, nga fshati Smirë e Vitisë.
Blerim Z. Syla, 22-vjeçar, nga fshati Debëllde e Vitisë.
Haviz M. Ahmeti, 20-vjeçar, nga Gjilani.
Kenan R. Rushiti, 25-vjeçar, nga Lubizhda e Vitisë.
Irfan I. Haqifi, 20-vjeçar, nga Gjilani.
Bekim V. Halili, 37-vjeçar, nga Tankosiqi i Ferizajt.
Fitim D. Dema, 27-vjeçar, nga fshati Bob i Kaçanikut.
Zejadin H. Berisha, 30-vjeçar, nga Goranci i Hanit të Elezit.
Agron Lika, 32-vjeçar, nga fshati Strazhë e Kaçanikut.
Emri R. Bushi, 36-vjeçar, nga Hani i Elezit.
Fisnik R. Bushi, 31-vjeçar, nga Ferizaj.
Besim A. Shabani, 32-vjeçar, nga Shkupi, me banim në Ferizaj.
Adil Bushi, 26-vjeçar, nga Hani i Elezit.
Muxhahid Braha, 25-vjeçar, nga Hani i Elezit.
Jetmir Bushi, 24-vjeçar, nga Hani i Elezit.
Ilir Momqillo, 24-vjeçar, nga fshati Sllakovë e Gjilanit.
Fikret J. Krço (boshnjak), 32-vjeçar.
Mentor Bellaqa, 29-vjeçar, nga Prizreni.
Kujtim V. Bytyqi, 32-vjeçar, nga Shkoza e Malishevës.
Besim U. Lajqi, 35-vjeçar, nga Peja.
Betim R. Ibrahimaj, 26-vjeçar, nga Zhakova e Istogut.
Muhamed A. Hajrizaj, 52-vjeçar, nga Strellci i Deçanit.