Anglia pëson dhimbshëm nga Uruguai – Anglia vs Suarez 1:2!


luiz suarez uruguaj• Pak kush e kishte besuar, por loja që demonstruan në fushë uruguajasit kundër anglezëve, ka dëshmuar se futbolli tashmë nuk matet, as me traditë dhe as me pasurinë materiale.
Anglia pësoi humbje të dhimbshme mbrëmjen e së enjtes nga Uruguai (2:1), në ndeshjen e xhiros së dytë të grupit D, në Kampionatin Botëror të futbollit “Brazili 2014″.
Sulmuesi, Luiz Suarez, ka qenë fatal për ekipin anglez, duke shënuar dy gola, për t’ia shtuar gjasat Uruguait në kualifikimin e mundshëm, pas humbjes që përjetoi nga Kostarika. Suarez, së bashku me Edison Cavani, ishin dyshja që vazhdimisht i kanë mbajtur në presion anglezët. Cavani, një futbollist ky tejet dinak, për bukuri harkoi kurse Suarez, sikur flutur kërceu dhe me kokë shënoi për epërsinë 1:0, në minutën e 39-të. Pas disa rasteve të mira, anglezët barazuan. Por, Suarez me mjeshtërinë e tij, në minutën e 85-të realizoi golin e dytë, atë të fitores së madhe për Uruguain, duke tronditur kështu “Tre Luanët”, që dukej se ishin të pafat në këtë ndeshje.
Uruguai tashmë renditet në vendin e tretë, me 3 pikë, kurse Anglia e fundit, pa asnjë pikë! Në xhiron e tretë, me 24 qershor, takohen Kostarika – Anglia dhe Italia – Uruguai.