Kuvendi i Evropës miraton raportet për Kosovën dhe Serbinë

Kuvendi i Evropës miraton raportet për Kosovën dhe Serbinë

Strasburg, 11 maj 2023 – Kuvendi i Evropës ka miratuar dy rezoluta vjetore për Kosovën dhe Serbinë, përmes së cilave u bëhet ftesë të dyja vendeve që të jenë konstruktive në dialogun për normalizimin e raporteve dhe, sipas raporteve, ky normalizim duhet të përfshijë edhe njohjen e ndërsjellë. Raportin për Kosovën e votuan votuan 452 deputetë, 87 ishin kundër dhe 76 abstenuan.
Këto janë raportet e fundit vjetore për Kosovën dhe Serbinë, nga përbërja aktuale, pasi në fund të majit apo në fillim të qershorit të vitit 2024 do të mbahen zgjedhjet evropiane.
Tekstet e raporteve për Kosovën dhe Serbinë paraprakisht ishin miratuar në Komisionin për politikë të jashtme, ndërkaq tani atyre iu shtuan disa amendamente të propozuara, që morën shumicën e votave të deputetëve evropianë.
Në raportin për Kosovën përsëritet ftesa për pesë shtetet e BE-së (Spanja, Greqia, Rumania, Qipro dhe Sllovakia) që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ta bëjnë një gjë të tillë. Gjithashtu, në tekstin e raportit përshëndetet edhe aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE. Aty mirëpritet përmbyllja e procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën. Të gjitha këto porosi janë pjesë e rezolutës së propozuar dhe u dëgjuan po ashtu nga shumë deputetë gjatë debatit që u zhvillua të martën mbrëma në seancën plenare.
Raportuesja për Kosovën, Viola von Kramon, e cila e ka përpiluar tekstin e propozuar, është shprehur e kënaqur për përmbylljen e procesit të liberalizimit të vizave.“Që nga viti 2019 unë përpiloja raporte për Kosovën, duke shprehur vazhdimisht shpresën se do të sigurohet lëvizja e lirë. Tani mund të them se Evropa më në fund i hapi dyert edhe për Kosovën”, tha ajo gjatë debatit.
Në Rezolutën për Serbinë është shprehur keqardhje për mospërshtatjen e qëndrimeve të këtij vendi në politikën e jashtme të BE-së, sidomos sa i përket sanksioneve ndaj Rusisë. Në raport është përfshirë edhe një amendament i propozuar nga raportuesja për Kosovën, Viola von Kramon, përmes së cilit shprehet keqardhje për bojkotin e zgjedhjeve lokale, të mbajtura në veri të Kosovës më 23 prill. Aty thuhet se ky bojkot ishte instrumentalizuar nga Beogradi.
Raportuesi për Serbinë, Vladimir Bilçik, shprehu keqardhjen për përfshirjen e këtij amendamenti në raport pasi, sipas tij, faji për mossuksesin e zgjedhjeve i hidhet vetëm Serbisë dhe kjo nuk ndihmon.
Si von Vramon, ashtu edhe Bilçik shprehën shqetësimin për tensionet e mundshme në veri dhe bën thirrje që të gjitha veprimet e autoriteteve të Kosovës të marrin parasysh lirinë e lëvizjes dhe shmangien e tensioneve. Këto shqetësime ata i shprehën teksa folën për çështjen e shpronësimit të pronave në veri.
Edhe von Kramon edhe Biliçik shprehen shqetësim për tensionet e mundshme në veri dhe bënë ftesë që të gjitha veprimet e autoriteteve të Kosovës të kenë parasysh lirinë e lëvizjes dhe evitimin e tensioneve. Këtë e thanë duke folur për çështjen e shpronësimit të tokave në veri. Ndërkaq, gjatë debatit për Serbinë pati shumë deputetë që kërkuan nga Beogradi që të shprehet qartë rreth aspiratave për integrime në BE dhe që këtë orientim ta dëshmojë duke mbështetur edhe sanksionet ndaj Rusisë. U dëgjuan gjithashtu nga disa deputetë që Serbia po e bën të kundërtën, se në vend që të rrisë përshtatjen me qëndrimet e BE-së në politikën e jashtme, ajo po e zvogëlon atë.
Deputetja kroate, Zheljana Zovko, nënvizoi se, nga 65 për qind që ka qenë vitin e kaluar, përshtatja e Serbisë me politikën e jashtme të bllokut evropian ka rënë në 45 për qind.
Sa i përket dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, raportuesja për Kosovën, Viola von Kramon kërkoi që palët të zbatojnë të gjitha marrëveshjet dhe që procesi i normalizimit të vizave të përfshijë edhe njohjen e ndërsjellë. Ajo po ashtu kërkoi që serbët në veri të Kosovës të kthehen në institucionet kosovare, pasi serbët në katër komunat në veri, të banuara me shumicë serbe, u larguan nga institucionet e Kosovës në fund të vitit të kaluar, në shenjë pakënaqësie me një vendim të Qeverisë së Kosovës që kërkonte riregjistrimin me targa të Kosovës për automjetet që bartnin targa ilegale serbe.
Lista Serbe, subjekt ky kryesor që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar, ka thënë se kusht për kthimin e serbëve në institucione është themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, por edhe tërheqja e njësiteve speciale të Policisë së Kosovës nga veriu i Kosovës.
Ndryshe, rezolutat e Parlamentit Evropian kanë një rëndësi politike, por ato nuk janë obliguese për vendet anëtare.