Kryetari Bexhet Xheladini uron 6 Majin, Ditën e Goranëve

Kryetari Bexhet Xheladini uron 6 Majin, Ditën e Goranëve

Dragash, 06 maj 2022 – Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ndonëse ndodhet në vizitë zyrtare në Turqi, përmes redaksisë sonë ka dërguar urim për komunitetin goran, me rastin e Ditës së tyre, të përcaktuar me Kushtetutën e Kosovës. “Kam kënaqësinë dhe respektin që në cilësinë e kryetarit të Komunës së Dragashit, gjithë komunitetit goran që jeton në komunën e Dragashit, në Kosovë, si dhe ata në mërgatë t’ua uroj 6 Majin, Ditën e Goranëve. Kjo ditë, përveç që simbolizon ardhjen e pranverës dhe shkuarjen e dimrit, shprehë edhe dashurinë që keni për vendlindjen dhe njeri-tjetrin, vendosmërinë tuaj për të jetuar në vatrat tuaja, si dhe ndjenjën shpirtërore për ruajtjen e gjuhës suaj autoktone dhe folklorit tuaj tradicional. Të gjithë ju banorë të trevës së Gorës që, në një mënyrë apo tjetër, jeni pjesëmarrës të këtij manifestimi, ju dëshiroj argëtim të këndshëm dhe njëherësh ndiej keqardhje që nuk jam pjesë e festës suaj, pasi aktualisht ndodhem jashtë shtetit. Së fundmi, ju të nderuar, festofshi gjithmonë këtë festë dhe festa të tjera të lumtura, si qytetarë të barabartë të Komunës së Dragashit”, thuhet në urimin e kryetari Xheladini.